Lidhje

Tenderi: Një drekë me miliarderin Uorren Bafit


Në Internet ka filluar tenderi për të ngrënë një drekë me njërin ndër njerëzit më të pasur të botës, investitorin amerikan Warren Buffett.

Çdo vit, zoti Buffett organizon një tender për të ftuar dikë për drekë dhe fitimet i kalojnë organizatave bamirëse. Gara e vitit të kaluar u fitua nga një biznesmen i cili pagoi një shumë rekord prej 2,1 milion dollarësh për të ngrënë drekë me miliarderin amerikan.

Fituesi i vitit të kaluar, Xhao Dan-Jang, menaxher i një fondi investimesh në Hong Kong, do të hajë drekë me zotin Buffet të mërkurën në një restorant të Nju Jorkut.

Tenderi për këtë vit filloi me 25,000 dollarë dhe do të vazhdojë deri të premten. Fituesi pritet të paguajë më pak se ai i vitit të kaluar për shkak të krizës ekonomike globale. //ii

XS
SM
MD
LG