Lidhje

LSI, takim me forcat e majta pa pjesëmarrjen e PS-së


Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera të majta organizuan sot një takim për të diskutuar mbi nevojen e bashkimit të forcave te majta në zgjedhjet e 28 qershorit.

Në takim mori pjesë edhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, ish-kryeministri Fatos Nano. Por drejtuesit aktualë të Partisë Socialiste nuk morën pjesë. Në deklarata të mëparshme Partia Socialiste ka vlerësuar faktin që edhe LSI u afrua me qëndrimet e PS dhe i bëri thirrje asaj që të votojë për PS, nëse do që të djathtët të largohen nga pushteti.

Edhe pse PS nuk mori pjesë, tryeza doli gjithsesi me një deklaratë ku theksohej se bashkimi ishte një tradite e forcave të majta dhe se zgjedhjet rrezikoheshin nga arroganca e pushtetit të djathtë sipas tyre. Në deklarate thuhet se ftesa për bashkëpunim mbetet e hapur për të gjitha forcat e majta progresiste që deshirojnë përmiresimin e qeverisjes së vendit, dhe afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.

Që nga zgjedhjet e vitit 2005 partitë e majta janë mjaft të ndara në mendime dhe në formacione. Prej disa vitesh ekzitojnë disa forca socialiste, disa forca social-demokrate. Ndarja e LSI nga PS katër vjet më parë shihet si një ndër shkaqet kryesore të largimit nga pushteti të Partisë Socialiste pas 2 mandate qeverisjeje nga viti 1997 deri në 2005. //rd//

XS
SM
MD
LG