Lidhje

Nëntë të vdekur nga përplasja e trenave të metrosë në Uashington


Kryetari i Bashkisë së Uashingtonit Adrian Fenti thotë se operacionet e shpëtimit kanë përfunduar në vendin ku u përplasën trenat e metrosë të hënën duke shkaktuar vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e më shumë se 70 të tjerëve.

Zoti Fenti tha se zyrtarët kanë konfirmuar identitetin e katër prej viktimave dhe ndërmorën kontakt paraprak me familjet e pesë të tjerëve.

Zyrtarët thonë se një tren u përplas me një tren tjetër që kishte ndaluar pranë një stacioni metroje në verilindje të Uashingtonit.

Zëdhënësja e Bordit të Sigurisë Kombëtare të Transportit Debi Hersman thotë se vagonat e trenit që u godit kanë regjistrues të dhënash që do të analizohen. Por ajo tha se treni që u përplas me të kishte vagona më të vjetër që nuk kishin pajisje të tilla.

Ajo tha se menaxhimi i sistemit të metrosë nuk i kishte marrë parasysh rekomandimet e Bordit të saj për të zëvendësuar vagonat më të vjetër.//kk//

XS
SM
MD
LG