Lidhje

Ndahet nga jeta aktorja e famshme Fara Foset


Aktorja dhe modelja e famshme amerikane, Farrah Fawcett, u nda nga jeta në moshën 62 vjeçare pas një beteje të ashpër me sëmundjen e kancerit.

Një zëdhënëse e familjes tha se aktorja u nda nga jeta në orët e para të mengjesit të ditës së enjte. Ajo u diagnostikua me kancer në vitin 2006.

E lindur në Teksas ajo njihet për serialin e famshëm amerikan “Charlie’s Angels”. Fotografia e bjondes amerikane me një kostum provokues shiti milliona kopje dhe e bëri atë simbol të bukurisë femërore. Ajo njihet nga publiku shqiptar si aktorja e filmit “Mes Dy grave.”

XS
SM
MD
LG