Lidhje

Çeki: Përmbytjet shkaktojnë 10 viktima


Autoritetet në Republikën Çeke thanë se përmbytje të fuqishme lanë të vdekur 10 vetë në pjesën lindore të vendit.

Zyrtarët qeveritarë dhe të policisë thanë se 6 vetë u mbytën në afërsi të fshatit Novy Jicin, 260 kilomentra në lindje të Pragës, kurse të tjerët ka të ngjarë të kenë vdekur nga një goditje në zemër. Qindra vetë janë evakuuar nga zona.

Kryeministri çek Jan Fisher tha se situata është nën kontroll dhe se qeveria ka dislokuar 1 mijë ushtarë për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Përtej kufirit, zyrtarët polakë nxorën një paralajmërim për përmbytje ndërsa niveli i lumit u rrit pas shirave të rrëmbyer në pjesën jugore të vendit.

Në Austri situata mbetet e tensionuar ndërsa shirat e fuqishëm çuan në përmbytjen në mbarë vendin. Mijëra zjarrëfikës po punojnë për të përballuar situatën.

Në kryeqytetin Vienë, muzeu i famshëm Albertina filloi evakuimin e 950 mijë veprave artistike pasi ujrat e përmbytjes kërcënuan pjesën e nëndheshme të ndërtesës. //bsa//

XS
SM
MD
LG