Lidhje

Mulen: Do të diskutoj me rusët sistemin e mbrojtjes nga raketat


Një oficer i lartë i ushtrisë amerikane thotë se ai do të punojë me palën ruse për të kuptuar pikëpamjet ruse lidhur me planet amerikane për sistemin e mbrojtjes nga raketat në Evropë, gjatë bisedimeve që do të zhvillohen së shpejti në Rusi.

Admirali Majk Mullen, shef i Shtabit të Shtatmadhorisë amerikane, thotë se sistemi ka qënë një çështje kyçe ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Gjatë udhëtimit për në Moskë, zoti Mullen tha se kjo pritet të jetë një nga çështjet kryesore të bisedimeve.

Rusia e kundërshton me forcë sistemin. Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se sistemi nuk përbën kërcënim për Rusinë, por është kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve me raketa nga Irani.

Admirali Mullen thotë se ai gjithashtu pret që të diskutojë ripërtëritjen e traktatit për reduktimin e armëve strategjike që skadon në muajin dhejtor. Traktati pritet që të jetë pika kyçe e takimit të nivelit të lartë muajin që vjen në Moskë mes Presidenti Barak Obama dhe homologut rus, Dmitri Medvedev. //bsa//

XS
SM
MD
LG