Lidhje

Dy ditë para zgjedhjeve, mbetet shqetësim çështja e komisionerëve


Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani thotë se përgatitjet për zgjedhjet e së dieles pothuajse kanë përfunduar ndonëse vazhdon të mbetet si shqetësim çështja e anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit. Sipas zotit Ristani, dy ditë para zgjedhjeve, partitë politike ende nuk i kanë dërguar gjithë emrat e komisionerëve të tyre. Kryetari i KQZ-së, shpreh shqetësim për kohën e pamjaftueshme për trajnimin e këtyre komisionerëve.

XS
SM
MD
LG