Lidhje

NATO:Do të rifillojmë marrëdhëniet ushtarake me Rusinë


Zyrtarët e NATO-s thonë se aleanca dhe Rusia kanë rënë dakord të rifillojnë marrëdhëniet ushtarake, pas një bllokimi prej 10 muajsh shkaktuar nga lufta e Rusisë me Gjerogjinë.

Marrëveshja u arrit sot në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s dhe Rusisë në Greqi, në bisedimet e nivelit më të lartë që kur filloi lufta e Gjeorgjisë.

Rifillimi i marrëdhënieve i hap rrugën rivendosjes së bashkëpunimit zyrtar për operacionet kundër piratëve, në drejtim të kundërterrorizmit dhe për luftën në Afganistan.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap De Hup Skefer tha se e ka arritur objektivin për t’i lënë pasardhësit të tij një Këshill NATO-Rusi funksional

Dialogu mes dy palëve ishte pezulluar pasi Rusia përdori forcën për të frenuar përpjekjen e Gjeorgjisë për të rimarrë nën kontroll një nga rajonet e saj separatiste. //mm//


XS
SM
MD
LG