Lidhje

Obama: Skandaloze dhuna e ushtruar ndaj protestuesve në Iran


Presidenti Barak Obama e quajti skandaloze dhunën e ushtruar ndaj protestuesve pas zgjedhjeve në Iran.

Duke folur dje në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se çdo dialog dhe diplomaci e drejtpërdrejtë me Iranin do të ndikohet nga ngjarjet e fundit. Zoti Obama vlerësoi kandidatin e opozitës iraniane Mir Hossein Mousavi si një njeri që pushtoi imagjinatën e shumë iranianëve.

Grupe iranianësh vizituan dje një varrezë të Teheranit dhe lëshuan balona të gjelbër në kujtim të Neda Agha Soltanit, një vajzë e re që ata thonë se u vra nga forcat iraniane të sigurisë.

Numri zyrtar i të vdekurve si pasojë e dhunës pas zgjedhjeve të debatueshme të 12 qershorit është 17 por dëshmitarë okularë thonë se shifra e vërtetë është shumë më e lartë. E gjelbra është ngjyra e përdorur nga mbështetësit e kandidatit të mundur në zgjedhje Musavi.

Në një predikim dje në Universitetin e Teheranit, një klerik i lartë iranian, Ahmad Khatami, i quajti demonstruesit si njerëz që krijuan trazira dhe që bëjnë luftë kundër Zotit, një krim i cili është i dënueshëm me vdekje në bazë të ligjit islamik. //ii

XS
SM
MD
LG