Lidhje

SHBA përgëzojnë Shqipërinë për zgjedhjet e 28 qershorit


Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Shqipërinë dhe qytetarët e saj për zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit, i tha Zërit të Amerikës se qytetarët e Shqipërisë meritojnë të lavdërohen që dolën në votime në një numër të kondiderueshëm dhe për zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë paqësore dhe me rregull.

Zhvillimi i zgjedhjeve, tha më tej zëdhënësja, përbën përparim real në krahasim me zgjedhjet e mëparëshme.Vlerësimi paraprak i OSBE/ODIHR-it vë në dukje se zgjedhjet në vetvete demonstruan përmirësime, por gjithashtu vërren se u konstatuan disa shkelje në procesin zgjedhor.Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë së Shqipërisë, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit,t’i analizojë ato.

SHBA-ja e ka të qartë, përfundoi ajo, se qeveria e Shqipërisë është në përfundim të numërimit të votimve dhe përpilimit të listës së rezultateve dhe presin që ky proces të zhvillohet në të njejtën mënyrë të rregullt. //iç//

XS
SM
MD
LG