Lidhje

SHBA: Sejdiu, Thaçi firmosën pranimin në FMN dhe BB


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan sot në Uashington dokumentet e pranimit të vendit në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, në praninë e Ndihmësekretarit të Shtetit James Steinberg.

Zoti Steinberg tha se kjo ngjarje tregon për integrimin e mëtejshëm të Kosovës në komunitetin botëror. Ai tha se SHBA po i japin Kosovës një ndihmë prej 150 milionë dollarësh, për ta ndihmuar vendin në shlyerjen e borxhit që i ka Bankës. Presidenti Sejdiu tha se vendi i tij do të ruajë disiplinën monetare dhe i falënderoi SHBA dhe të gjitha vendet që kanë mbështetur Kosovën. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u zotua për ruajtjen e institucioneve demokratike. Ai tha se anëtarësimi në FMN dhe në Bankën Botërore do ta fuqizojë sovranitetin e Kosovës dhe perspektives për zhvillimin ekonomik të vendit.Ceremonia e sotme shënon pranimin zyrtar të Kosovës në dy institucionet e rëndësishme financiare. Fondi Monetar e miratoi anëtarësimin në fillim të muajit maj ndërsa Banka Botërore në fillim të këtij muaji.//lk

XS
SM
MD
LG