Lidhje

Raport paraprak i vëzhguesve ndërkombëtarë


Në raportin e tij paraprak për vlerësimin e zgjedhjeve të së djelës në Shqipëri, misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë theksoi se Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm, por duhet të bëjë ende më shumë. Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë i përbërë nga përfaqësues të OSBE-së, ODIHR-it, Asamblesë Parlametare të Këshillit të Evropës dhe Asamblesë Parlametare të NATO-s thekson se zgjedhjet shënuan përparim përsa i përket kuadrit ligjor dhe rregjistrimit të votuesve, por përparimet u mjegulluan nga politizimi i aspekteve teknike si dhe nga shkeljet e ndryshme që zbehën besimin e publikut në proçesin zgjedhor. Dita e zgjedhjve kaloi e qetë dhe procesi i votimit ishte pozitiv në shumicën e qendrave, thuhet më tej në raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtar, por, pati shkelje të procedurave si votimi familjar, hapja e disa qendrave me vonesë, apo shkelje të tjera proceduriale. Vëzhguesit ndërkombëtarë, theksuan se raporti përfundimtar do të jepet në ditët e ardhshme, pasi të përfundojë edhe faza e fundit e zgjedhjeve, ajo e numërimit të votave, qe është ende duke vazhduar. Përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Bruce George theksoi se Shqipëria duhet të bëjë shumë më tepër për të plotësuar standartet ndërkombëtare. Me keto zgjedhje, tha ai, Shqipëria nuk e ka arritur ende këtë fazë.//rd//


XS
SM
MD
LG