Lidhje

Hastings: Zgjedhjet  përmirësim të dukshëm


Ligjvënësi amerikan Alcee Hastings, bashkëkryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, të njohur edhe si Komisioni i Helsinkit, ishte në Shqipëri me grupin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe bëri një deklaratë lidhur me zgjedhjet e së dielës.

“Vlerësimi im paraprak, tha ai, është se në shumë aspekte zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri ishin një përmirësim i dukshëm nga ato të viteve të mëparshme. Natyrisht, që procesi vazhdon dhe transparenca dhe numërimi sipas rregullave i votave do të përcaktojë suksesin e zgjedhjeve. Votimet u zhvilluan me qetësi dhe në mënyrë të rregullt.

Procedurat e reja në kodin elektoral synonin korrigjimin e disa të metave që ishin vënë re në zgjedhjet e mëparshme dhe e çuan përpara procesin në mënyrë të konsiderueshme, por pati edhe disa probleme teknike, si mungesa e bojës në disa qendra votimi, votimi familjar dhe mungesa e disa materialeve të tjera.

Po kështu, në të paktën dy burgje nuk kishte fletë të mjaftuehsme votimi për të gjithë personat që donin të votonin. Por në përgjithësi, - tha kongresmeni Hastings, - zgjedhjet ishin një tregues pozitiv për Shqipërinë, si një anëtare e re e NATO-s.”

Kongresmeni Hastings, ish President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ka vëzhguar disa herë zgjedhje dhe ka udhëhequr disa misione në emër të komunitetit ndërkombëtar.//lk

XS
SM
MD
LG