Lidhje

SHBA dorëzon kontrollin e qyteteve irakiane


Forcat irakiane morën sot herët në mëngjes zyrtarisht kontrollin e Bagdadit dhe qyteteve të tjera në gjithë vendin pas tërheqjes së trupave amerikane të luftimit nga zonat urbane.

Në një ceremoni dje, komandanti më i lartë amerikan në Bagdad, gjeneral majori Daniel Bolger i dha homologut të tij irakian çelësat e ish Ministrisë së Mbrojtjes, që kishte shërbyer si komanda e përbashkët.

Mijëra vetë u mblodhën në parkun qendror Zavra për të dëgjuar muzikantë dhe poetë. Më vonë, fishekzjarre dhe jo shpërthime ndriçuan qiellin e Bagdadit. Pjesëmarrësve iu desh të kalonin disa kontrolle sigurie për të hyrë në park. Njoftimet nga vendngjarja bënin fjalë për një turmë entuziaste. Parada ushtarake, me muzikë bande, u organizuan në provincat Diala dhe Divania.

Qeveria irakiane e shpalli ditën e sotme “Ditën e Sovranitetit Kombëtar”.//kk//

XS
SM
MD
LG