Lidhje

Perspektiva e Kosovës pas anëtarësimit në BB dhe FMN


Pak më shumë se një vit nga shpallja e pavarësisë, Kosova u bë anëtare e dy insitucioneve të rëndësishme ndërkombëtare financiare, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Prani i shpejtë në këto institucione është dëshmi e përpjekjeve të shumta të Kosovës dhe angazhimit të intitucioneve të saj për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Përveç rëndësisë në aspektin politik, ky anëtarësim i jep Kosovës ndihmën e ekspertizës më të mirë financiare në kohën e një krize ekonomike globale.

Firma e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ajo e kryeministrit Hashim Thaçi zyrtarizuan dje praninë e shtetit më të ri të Evropen në sistemin monetar ndërkombëtar. Ky status i ri i Kosovës në skenën ndërkombëtare vjen ndërkohë që Serbia po kërkon me këmbengulje një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombetare e Drejtësisë mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Drejtuesit politik të vendit e cilësuan pranimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar si ditë historike dhe presin që ky zhvillim të sjellë një njohje më të gjere të Kosovës nga vende qe ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Por larg kendvështrimit politik, prania e Kosovës në këto institucione prestigjoze bëhen në kohën e një krize ekonomike globale kur ndihma dhe ekspertiza e specialistëve ndërkombetar është më e domosdoshme se kurrë më pare dhe po kërkohet edhe nga vende me ekonomi të avancuar. Ministri i Financave, Ahmet Shala thotë se anëtarësimi do tu jape shtytjen e nevojshme nje numer projektesh te rendesishme te identifikuara tashme nga qeveria.

"Kosova është tani e barabartë me të gjitha vendet e tjera anëtare të Bankës Botërore dhe FMN-së. Deri tani kemi marrë ndihmë teknike nga këto institucione si dhe disa grante. Ne kemi identifikuar përparësitë tona dhe shumë projekte janë në pritje për mbështetje nga Banka Botërore. Në këtë krizë është shumë e rëndësishme të jesh pjesë e një familje të madhe për të ndarë shqetësimet dhe sfidat tona me ekspertizën më të mire që ofrojnë këto insitucione".

Ministri Shala shtoi më tej se procesi i privatizimit është në zhvillim e sipër dhe se lehtesirat fiskale si dhe legjislacioni i avancuar hartuar tashme me ndihmen e nderkombetareve e vene Kosoven ne nje pozicion me te favorshem per investime te huaja. Megjithe numrin e larte te papunese ne vend, qeveria e Kosoves eshte optimiste se do te arrije te kete nje rritje ekonomike prej 4 deri ne 5 perqind vitin e ardhshem, shifra me e larte kjo krahasuar me shume vende te rajonit. //rd//


XS
SM
MD
LG