Lidhje

Irak: Vriten 26 persona në një sulm me bombë


Shpërthimi i një makine bombë shkaktoi vdekjen e të paktën 26 vetëve në Kirkuk në Irakun verior, ditën kur forcat irakiane morën nën kontroll sigurinë në Bagdat dhe në zona të tjera urbane.Të paktën 45 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi i makinës bombë në një treg në Kirkuk.

Rajoni i Kirkukut i pasur me naftë është në qendër të një beteje për pushtet mes grupeve etnike dhe fetare, përfshirë kurdët, arabët, turmenët, myslimanët dhe të krishterët.

Shpërthimi ndodhi në një ditë plot festime. Po sot në Bagdat, ushtarë dhe policë irakianë zhvilluan një paradë të gjatë të veshur me uniformë.

Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, u nderua nga anëtarë të ushtrisë irakiane, nën tingujt e bandës dhe e quajti ditën “një fitore të madhe”.

Qeveria irakiane e shpalli 30 qershorin si dita e sovranitetit kombëtar për të shënuar tërheqjen e trupave amerikane nga zonat urbane.//lk

XS
SM
MD
LG