Lidhje

Shpërthimi në një tren në Itali shkakton 14 viktima


Zyrtarë italianë thanë se dy vagona treni të mbushur me gaz shpërthyen në Italinë perëndimore duke shkaktuar vdekjen e të paktën 14 personave.

Autoritetet thonë se rreth 50 njerëz të tjerë u plagosën, shumë prej tyre rëndë. Shpërthimi ndodhi dje vonë në qytetin bregdetar të Viarexhos, rreth 350 kilometra në veri të Romës.

Autoritetet thanë se shpërthimet dhe zjarri që pasoi shkatërroi shtëpitë aty pranë dhe dogji njerëzit, që ishin në gjumë. Rreth 300 zjarrfikës u përballën me flakët, ndërsa vazhdonin kërkimet për 4 persona, të cilëve nuk u dihej fati deri sot mbasdite.//lk

XS
SM
MD
LG