Lidhje

Talebanët në veri të Pakistanit braktisin armëpushimin me qeverinë


Militantët talebanë në rajonin fisnor të Vaziristanit verior në Pakistan përgjatë kufirit me Afganistanin thanë se po tërhiqen nga marrëveshja një-mujore e paqes me qeverinë.

Megjithëse sulmet ajrore amerikane kanë vënë rregullisht në shenjestër militantët në rajon, marrëveshja e papublikuar për paqe kishte reduktuar ndjeshëm luftimet në zonën e mbizotëruar nga Talebani.

Por sot, një zëdhënës i fraksionit militant lokal tha se sulmet amerikane dhe operacionet e ushtrisë pakistaneze në Vaziristanin verior dhe jugor kanë bërë që Talebani të tërhiqet nga marrëveshja.

Ndërkohë, njoftimet e lajmeve në Shtetet e Bashkuara thonë se Uashingtoni dhe Islamabadi kanë rritur bashkëpunimin në shkëmbimin e informacioneve sekrete gjatë ofensivës në zonat fisnore. //iç//

XS
SM
MD
LG