Lidhje

Rrëzohet në arqipelagun e oqeanit Indian, avioni me 150 njerëz


Zyrtarë nga Jemeni dhe Komoret thonë se një aeroplan që i përkiste linjës kombëtare të Jemenit, Jemeni Air, është përplasur në arqipelagun e oqeanit Indian me 150 njerëz në bord.

Zyrtarët thonë se aksidenti ndodhi mëngjesin e ditës së sotme. Vendi i përplasjes së avionit nuk dihet dhe nuk është e qartë nëse ka ndonjë të mbijetuar.

Agjencia e lajmeve Associated Press i referohet një zyrtari të aeroportit të Jemenit të ketë thënë se shumica e pasagjerëve në bordin e aeroplanit, një airbus 310, ishin qytetare të Komorës, të cilët ktheheshin nga Parisi.

Agjensia Reuters i referohet një polici të Komorës, i cili tha se vendi ishullor, nuk ka kapacitete për t’i shpëtuar aksidenteve që ndodhin në det.

Shteti i Komorës, përbëhet nga tre ishuj rreth 300 km në jugperëndim të Madagskarit, në kanalin e Mozambikut. //mm//

XS
SM
MD
LG