Lidhje

Gjyqi i Karaxhiq nuk ka të ngjarë të fillojë para shtatorit


Gjykatësi që mbikqyr çështjen e ish-udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, thotë se gjyqi i tij nuk ka të ngjarë të fillojë para shtatorit.

Gjykatësi Iain Bonomi shprehu shqetësim lidhur me afatet kohore me të cilat përballet Gjykata e OKB-së për krime lufte në ish-Jugosllavi. Ai tha se paraqitja e çështjes nga prokurorët mund të marrë më tepër se një vit.

Karxhiçi përballet me 11 akuza për gjenocid dhe akuza të tjera lidhur me konfliktin e viteve ’90 në Bosnje-Hercegovinë.

Policia serbe e arrestoi zotin Karaxhiç në Beograd rreth një vit më parë, pasi ai kaloi më tepër se 12 vjet si një nga të kërkuarit më tepër nga drejtësia në botë.

Kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së e krijoi Gjykatën e Hagës në vitin 1993, pritej që ajo ta përfundonte punën e saj deri në vitin 2010. Por prokurorët kanë shprehur besimin se gjykata do ta vazhdojë punën deri në përfundimin e të gjitha gjyqeve. //bsa//

XS
SM
MD
LG