Lidhje

SHBA: Festivali Folklorik Vjetor 2009


Në Uashington është hapur festivali i 43-të i folklorik. Rreth një milionë njerëz pritet të marrin pjesë në shfaqjet që do të jepen gjatë 10 ditëve të këtij festivali të organizuar nga Istitucioni Smithsonian e që mbahet në Parkun Kombëtar të kryeqytetit.

Instituti Smithsonian e hapi festivalin e 43-të vjetor me grupin meksikan "Son de Madera". Festivali i këtij viti përqendrohet në tri tema: në kulturën tradicionale gojore afrikano-amerikane, në muzikën e Amerikës Latine dhe në kulturën e Uellsit.

Në ceremoninë e hapjes spektatorët patën rastin të ndiqnin pak nga të tri këto tema. Ja në shembull i fuqisë së fjalës në kulturën afrikano-amerikane, interpretuar nga Charlotte Blake-Alston, këngëtare dhe tregmitare.

"Pra ejani dhe dëgjoni këngën time të repirt, dua të flas për një vëlla".

Grupe të muzikës tradicionale nga Kolumbia, Republika Dominikane, Meksika, Paraguai, Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela marrin pjesë në festivalin e këtij viti. Ja dhe Maestros del Joropo i Venezuelës. Ky grup u pasua nga ritmet kolumtiane me influencë të "Las Estrellas del Vallenato." Në Frestivalin Folklorik Smithsonian përfaqësohen edhe njerëzit, kultura dhe muzika e Uellsit.

Zëdhënësja e Institutit Smithsonian, Amy Kehs thotë se mbi 200 artisë do të japin shfaqje falas për publikun në Parkun Kombëtar të Uashingtonit.

"Në këtë festival mund të shohësh kërcime, të dëgjosh muzikë, të shijosh gatimet e ndryshme, e mjaft aktivitete të tjera për të rritur dhe për fëmijë".

Toni Braun nga Uashingtoni vjen çdo vit për të ndjekur Festivalin Folklorik.

"Unë vi këtu çdo vit dhe punoj vullnetarisht sa herë që mundem dhe më pëlqen çdo gjë në këtë festival".

Në festimet e kulturës folklorike, gatimet e ndryshme kanë një rol të rëndësishëm në festival, pasi ato përfaqësojnë karakteristikat e kuzhinës në rajone të ndryshme. Madje në festival organizohen edhe kërcime për të gjithë, duke festuar sëbashku kulturat e shumëllojshme. //iç//

XS
SM
MD
LG