Lidhje

Kryeministri kroat Sanader jep dorëheqjen


Kryeministri kroat Ivo Sanader njoftoi sot se do të japë dorëheqjen, duke thënë se kishte vendosur të tërhiqej nga politika pas dy dekadash.

Kryeministri Sanader nuk dha ndonjë arsye për vendimin e tij, por pranoi se mosmarrëveshja territoriale me Slloveninë fqinje, që ka shkaktuar shtyrjen e bisedimeve për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimit Evropian, kishte influencuar vendimin e tij.

Zoti Sanader tha se i ka kërkuar Presidentit Stipe Mesiç që të emërojë zëvendëskryeminsitren Jadranka Kosor në vend të tij. Ai ka qenë kryeministër i Kroacisë që nga viti 2003, kur partia e tij Bashkimi Demokratik i Kroacisë fitoi zgjedhjet parlamentare.

Njoftimi i kryeministrit për dorëheqje u bë ndërkohë që autoritetet kroate njoftuan se prodhimi i përgjithshëm kombëtar ra me 6.7 për qind në tre mujorin e parë të vitit, rënia më e madhe në gati një dekadë.//lk

XS
SM
MD
LG