Lidhje

Grupet e ndihmave thirrje G-8 të mbajë premtimet për Afrikën

  • Catherine Cannon

Kur udhëheqësit e vendeve më të pasura të botës të mblidhen në Itali javën e ardhëshme për takimin e nivelit të lartë të G-8, një nga çështjet e rendit të ditës do të jetë lufta kundër varfërisë në Afrikë. Vitet e fundit, vendet e G-8 u kanë dhënë ndihmë për zhvillimin vendeve afrikane, por disa grupe asistence po u bëjnë thirrje udhëheqësve të botës të bëjnë më shumë.

Takimi vjetor bashkon udhëheqësit e tetë vendeve më të fuqishme të botës, siç shihen këtu në 2008.Takimi i G-8 u jep mundësi udhëheqësve të diskutojnë zgjidhjet për problemet botërore. Grupet e ndihmave kanë shpresë që udhëheqësit e G-8 të diskutojnë këtë vit shtimin e ndihmës për zhvillim në Afrikë. Meridith Aleksandër e grupit Ndihma për Veprim në Londër, thotë se G-8 ka rastin të ndihmojë vendet afrikane në nevojë.

"Ekspertë të Ndihmës për Veprim presin që rreth 50 miliardë dollarë do të humbasin këtë vit në Afrikë për shkak të recesionit.Madje çështje si ndryshimet klimatike, zgjerimi i krizës së urisë, SIDA dhe arsimi janë problemet e tjera që vazhdon të ketë ky kontinent.Prandaj do të ishte pozitive të shihet që G-8 t’i marrë ato seriozisht”.

Ndihma për Veprim shpreson që bujqësia e Afrikës do të jetë një nga fushat që do të marrë më shumë ndihmë nga G-8.Aleksandër thotë se duke ndihmuar fermerët e vegjël në Ganë, për shembull, pakësohet uria. Por ajo thotë se G-8 ka një histori të tërë premtimesh të papërmbushura.

"Ne mendojë se udhëheqësit e G-8 duhet të kontribuojnë më shumë fonde atje ku duhet dhe përgjegjësinë kryesore e ka mbi të gjithë vendi organizator, Italia”.


Por një raport i lëshuar kohët e fundit nga organizata ndërkombëtare One, tregon se organizatorja e takimit, Italia, nuk po jep ndonjë ndihmesë të ndjeshme në këtë drejtim. Grupi thotë se Kryeministri, Silvio Berluskoni nuk i ka dhënë ndihmën që i premtoi Afrikës në takimin e nivelit të lartë të 2005. Drejtori i degës evropiane të organizatësOne, Oliver Baston, thotë se G-8 duhet të garantojë përmbushjen e premtimeve dhe se zoti Berluskoni nuk është i besueshëm në këto momente.

Grupi thotë se ka shpresë që udhëheqës të tjerë të huaj do t’i bëjnë presion Italisë për të tërhequr vendimin për shkurtimin e shpenzimeve dhe për të bërë më shumë për të ndihmuar bujqësinë e Afrikës.

"Është gjë elementare të mbash premtimet. Ne e dimë se kur fondet e ndihmave përdoren me efikasitet sjellin rrezultate të mëdha.Vendet e G-8 u kanë bërë premtime vendeve të varfëra të planetit dhe duhet t’i mbajnë ato".


Organizata One thotë se vendet afrikane kanë marrë vetëm një të tretën e ndihmës së premtuar nga G-8 në 2005. Por ky grup dhe të tjerë shpresojnë që udhëheqësit që do të marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë këtë vit do të njohin nevojën dhe do të premtojnë të bëjnë më shumë për kontinentin afrikan. //iç//

XS
SM
MD
LG