Lidhje

14 vjet burg për ish oficerin e serbëve të Bosnjes



Një Gjykatë e Krimeve të Luftës në Bosnje-Hercegovinë dënoi një ish-polic serb të Bosnjes me 14 vjet burgim për rolin e tij në masakrimin në vitin 1992 të mbi 200 myslimanëve dhe kroatëve. Damir Ivankoviç kishte bërë marrëveshje me gjykatën në Sarajevë, për një dënim më të lehtë, pasi pranoi se ishin bërë ekzekutime masive të civilëve, trupat e të cilëve më vonë u hodhën nga një shkëmb në Bosnjen qendrore.

Ekzekutimet në Malin Vlasiç u kryen në kuadrin e fushatës së spastrimit etnik gjatë shkëputjes nga ish-Jugosllavia. Dje, prokurorët boshnjakë bënë të njohur arrestimin e një tjetër oficeri policie që kishte lidhje me masakrën. I dyshuari Sasha Zecevië u arrestua në një stacion policie në qytetin veriperëndimor të Prijedoroit.

XS
SM
MD
LG