Lidhje

Protesta në Bagdat kundër vizitës së nënpresidentit Xho Bajdën


Qindra irakianë protestuan nëpër rrugët e Bagdatit kundër vizitës së nënpresidentit amerikan Xho Bajdën, duke thirrur e djegur flamurë amerikanë.

Pasuesit e klerikut shiit anti-amerikan, Moktada al-Sadër marshuan sot nëpër rrugët e qytetit Sadër, ndërsa nënpresidenti Bajden u bëri thirrje udhëheqësve të fraksioneve politike të Irakut që të zgjidhin mosmarrëveshjes mes tyre.

Zoti Bajdën është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Irakun që kur trupat amerikane u tërhoqën nga qytetet irakiane më 30 qershor.

Nënpresidenti Bajdën tha sot se tërheqja e trupave është vetëm pjesë e procesit. Ai tha se udhëheqësit irakianë duhet të zgjidhin çështjet e mbetura, duke përfshirë të ardhurat nga nafta dhe mosmarrëveshjet kufitare.

Sot nënpresidenti Bajdën u takua me komandantin e forcave amerikane në Irak, Gjeneralin Rej Odierno, si dhe ka në plan të takohet me kryeministrin Nuri al-Maliki dhe Presidentin Xhalal Talabani. (ze)


XS
SM
MD
LG