Lidhje

Greqia përpiqet përsëri të frenojë pirjen e duhanit


Greqia po përpiqet përsëri të frenojë pirjen e duhanit në të gjithë vendin.

Duke nisur nga dje, është e paligjshme që të pish cigare në vendet e mbyllura publike apo nëpër zyra. Dhunuesit e ligjit do të përballen me gjoba të rënda.

Shumica e restoranteve dhe bareve duhet të ketë vende të posaçme për duhanpirësit.
Greqia ka nivelin më të lartë të pirjes së duhanit në Europë. Më shumë se 40% e grekëve, pinë duhan. Qeveria thotë se nga duhani vdesin më shumë se 200 mijë grekë çdo vit.

Përpjeket e mëparshme për të vendosur ndalimin e duhanit në mjediset e mbyllura kanë dështuar dhe mjaft grekë ende nuk besojnë se ky ligj mund të zbatohet.

Por ministri i shëndetësisë Dimitris Avramopoulos tha se tani është një epokë e re dhe një mundësi për t’i treguar botës se grekët mund ta zbatojnë ligjin.

XS
SM
MD
LG