Lidhje

Zgjedhjet: Procesi i numërimit ende i pa mbyllur në Fier


Procesi i numërimit të votave ende nuk është mbyllur në një komision vendor të administrimit të zgjedhjeve në Fier.

Tensione u vunë re mbrëmë pranë qendrës së numërimit kur një grup përkrahësish socialistë nuk lejuan transferimin e tre kutive të votimit pranë Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve.

Socialistët kërkojnë që procesi të përmbyllet në Fier ndërsa demokratët thanë se duhet respektuar vendimi i Komisionit Zonal të Zgjedhjeve që materialet të transferohen drejt Tiranës.

Pozita dhe opozita kanë shkëmbyer replika mbi situatën ndërsa gjatë natës një grup simpatizantësh të Partisë Socialiste ka qëndruar pranë qendrës së numërimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi në mesnatë në një mbledhje të tij që materialet zgjedhore të kësaj qendre numërimi të transferohen pranë këtij komisioni. Vendimi u kundërshtua nga përfaqësuesit socialistë në këtë komision të cilët votuan kundër. //ii

XS
SM
MD
LG