Lidhje

Obama: Do të duhen muaj për daljen nga kriza ekonomike


Presidenti Obama tha se do të duhen muaj për të dalë nga kriza ekonomike. Ai i bëri komentet pas publikimit të informacioneve të reja që tregojnë se papunësia në Shtetet e Bashkuara arriti nivelin më të lartë në 26 vjetët e fundit.

Zoti Obama e quajti rritjen e paparë të papunësisë një fakt që të bën të mendohesh.

Të dhënat e publikuara dje nga Departamenti amerikan i Punës tregojnë se në muajin qershor ekonomia amerikane humbi 467 mijë vende pune.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjatë muajit qershor në të gjithë vendin pati 14,7 milion të papunë, një e treta e të cilëve pa punë prej të paktën 6 muajsh. Kjo e çon nivelin e papunësisë në vend në 9,5 për qind.
Në Evropë, papunësia në muajin maj arriti një rekord 10 vjeçar prej 9,5 për qind.

Shtetet e Bashkuara dhe shumë qeveri europiane kanë injektuar miliarda dollarë në ekonomitë e tyre për të frenuar këtë prirje.//ii

XS
SM
MD
LG