Lidhje

Hetimet për vdekjen e Majkëll Xheksonit


Mediat amerikane njoftojnë se hetimeve lidhur me vdekjen e papritur të yllit amerikan të muzikës pop, Majkëll Xhekson në 25 qershor, i është bashkuar edhe Administrata Federale e Ilaçeve.

Sipas njoftimeve, Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit i ka kërkuar agjencisë të ndihmojë në gjetjen e shkakut të vdekjes së këngëtarit 50 vjeçar. Hetuesit morën dy qese të mëdha me ilaçe në shtëpinë ku banonte dhe ku u gjet i vdekur Majkëll Xheksoni. Flitet se Xheksoni mund të ketë vdekur nga pasojat e ilaçeve me recetën e mjekut.

Shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të mësohet pasi të dalë rezultati i analizave të lëndëve toksike, që mund të marrë disa javë. Në një tjetër zhvillim, po lidhur me Majkëll Xheksonin, një zëdhënës i familjes tha se po bëhen plane për funeralin, por shtoi se homazhet nuk do të mbahen tek vila e tij, Neverland.

XS
SM
MD
LG