Lidhje

Berisha: Kam numrin e nevojshëm për krijimin e qeverisë


Në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se ka siguruar numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë së ardhshme. Koalicioni i drejtuar prej tij ka deri më tani 70 mandate në parlamentin prej 140 vendesh. Por zoti Berisha u shpreh se do të bisedojë për të zgjeruar këtë koalicion, duke lënë të kuptojë një ofertë për Lëvizjen Socialistë për Integrim, e cila ka siguruar 4 deputetë, njëri prej të cilëve ka shprehur publikisht gatishmërinë për t'i dhënë atij votën e nevojshme për shumicën qeverisëse. Mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike vazhdojnë akuzat e ndërsjella për tensionet e krijuara gjatë procesit të numërimit të kutive të fundit të votimit.

XS
SM
MD
LG