Lidhje

Presdenti kroat i kërkon zv. kryeministres të formojë qeverinë e re


Presidenti kroat Stipe Mesic i kërkoi zëvendëskryeministres Jadranka Kosor të formojë qeverinë e re, pas dorëheqjes së kryeministrit Ivo Sanader. Presidenti e mori këtë vendim sot, pas bisedimeve me udhëheqësit e partive politike që kanë vende në Parlamentin e vendit.

Jadranka Kosor, anëtare e Partisë Bashkimi Demokratik në pushtet, mendohet se ka mbështetjen e shumicës në Parlament.

Zoti Sanader nuk dha arsye për dorëheqjen e tij të menjëhershme këtë javë. Megjithatë, ai pranoi se mosmarrëveshja territoriale me Slloveninë ka ndikuar në vendimin e tij. Kjo mosmarrëveshje i ka vonuar bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian.//lk

XS
SM
MD
LG