Lidhje

Presidenti i Kosovës dekoron ambasadoren amerikane Kaidanov


Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi sot me Medaljen e Artë për Shërbim Civil në Kosovë, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tina Kaidanov.

Kjo medalje që sipas kushtetutës u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj që kontribuojnë në shërbimet civile të Kosovës, zonjës Kaidanov iu nda për, siç thuhet në dekretin e presidentit Sejdiu, "kontributin e veçantë të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ndërtimit të shoqërisë dhe shtetit demokratik".

Ambasadorja Kaidanov e ka siguruar presidentin Sejdiu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë edhe në të ardhmen përkrah institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës. Zonja Kaidanov i jep fund këto ditë misionit të saj në Kosovë. Në këtë post atë do ta zëvendësojë ambasadori Kristofer Dell, i cili gjatë viteve 2000-2001, ishte shef i Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. //iç//

XS
SM
MD
LG