Lidhje

Historiku i përvjetorit të pavarësisë së Amerikës


Filadelfia njihet si vendlindja e SHBA, si djepi i lirisë së kombit. Historia nis në 1776, kur 13 kolonitë amerikane shpallën pavarësinë e tyre nga Mbretëria Britanike me anë të Deklaratës së pavarësisë. Banorët e Filadelfias, sëbashku me amerikanët e tjerë, e përkujtojnë ditën e lirisë çdo 4 korrik. Dhe teksa kombi sot feston ditëlindjen e 233-të të tij, gazetarja e Zërit të Amerikës, Stasia de Marko, vizitoi Parkun Historik të Pavarësisë në Filadelfia.

Ndalesa e parë për shumë turistë në Filadelfia të Pensilvanisë, është sheshi i Pavarësisë- vendi ku baballarët e kombit u takuan për të diskutuar dhe për të hartuar Deklaratën e Pvarësisë.

“ Njerëzit vijnë këtu që të shohin vendlindjen e Shteteve të Bashkuara. Gjithçka nisi këtu, në këtë ndërtesë”.Bill Kouglin është punonjës në Parkun Kombëtar.

“Mendoj se ajo që i tërheq njerëzit më shumë është fakti që ne jemi një komb i cili është themeluar mbi idealet, barazinë dhe lirinë. Dhe mendoj se kjo i tërheqë shumë njerëz nga mbarë bota. Ata duan të vijnë dhe të shohin dhomën ku u hartua Deklarata e Pavarësisë”.

Dhe këto ideale janë jetësuar jo vetëm në deklaratë, por gjithandej në Parkun e Pavarësisë. Aktorë të veshur si patriotët e hershëm amerikanë - Xhorxh Uashington, Ben Franklin- i janë shtuar ambientit historik, dhe flasin me turistët. Reliket e famshme si Këmbana e Lirisë, Holli Karpenter dhe shtëpia ku sipas legjendës rrobaqepsja Betsy Ross qepi flamurin e parë amerika, tërheqin më shumë se 3 milion turistë çdo vit në Filadelfia.

Këmbana e Lirisë kumboi në 8 korrik të 1776, për të ftuar banorët e Filadelfias që të dëgjonin leximin e parë publik të Deklaratët së Pavarësisë. Në 1846, mbas një krisje të lehtë, e cila u zgjerua aq sa këmbana nuk mund të kumbonte më, ajo u hoq nga kulla e sheshit të Pavarësisë dhe u vendos në ekspozitë. “Është një simbol shumë i fuqishëm. Këmbana që nga momenti që u kris, ishte tashmë një relike e rëndësishme nga koha e pavarësisë, por gjithashtu u bë një simbol i lirisë për njerëzit në Shtete e Bashkuara, dhe shumë shpejt dhe për gjithë njerëzit anembanë botës”.

Njerëzit nga SHBA apo nga vende të ndryshme të botës, e vizitojnë Filadelin në 4 korrik, më shumë se çdo ditë tjetër të vitit.


XS
SM
MD
LG