Lidhje

Nënpresidenti Bajden feston 4 korrikun me trupat në Irak


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden e kaloi ditën e fundit të vizitës në Irak, duke festuar ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, me trupat amerikane në Bagdad.

Nënpresidenti falenderoi trupat për shërbimin e tyre dhe mori pjesë në një ceremoni për më shumë se 200 ushtarë që morën shtetësinë amerikane.

Zoti Bajden paralajmëroi udhëheqësit e Irakut se Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë të pranishëm për të ndihmuar nëse vendi përfshihet përsëri nga dhuna sektare, tani që trupat amerikane të luftimit janë tërhequr. //mm//

XS
SM
MD
LG