Lidhje

Iran: Lirohet gazetari perëndimor


Mjetet shtetërore të informimit në Iran pohojnë se autoritetet kanë liruarnjë gazetar britaniko-grek i cili ishte arrestuar muajin e kaluar kur po mbulonte ngjarjet pas zgjedhjeve kontradiktore presidenciale.

Mjetet iranaine të informimit citojnë zëdhënësin e ministrisë së Jashtme iranine, Hasan Kashkavi të ketë thenë se autoritetet kishin liruar sot gazetarin Iason Athanasiadis, por ia kishin hequr kredencialet.

Gazetari që shkruante për të përditshmen amerikane Washington Times u arrestua muajin e kaluar në Teheran si i dyshar për veprimtari ilegale, që kishin të bënin me trazirat pas zgjedhjeve iraniane.

Ministria e Jashtme iraniane e akuzoi gazetarin për shkelje të etikës së gazetarisë. Thuhet gjithashtu se një diplomat iranian në Greqi kishte ndihmuar në lirimin e gazetarit si një gjest humanitar.

Në një zhvillim tjetër, Britania e Madhe tha sot sepret që Irani të lirojë edhe një tjetër punonjës iranian të ambasadës, i teti me radhë. Policia iraniane arrestoimuajin e kaluar 9 punonjës vendas të ambasadës britanike nën akuzat se kishin nxitur trazira.//kk//


XS
SM
MD
LG