Lidhje

Rama kërcënon se PS mund të mos i njohë zgjedhjet

  • Armand Mero
  • Tiranë

Në Shqipëri, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha sot në përfundim të një mbledhjeje të kryesisë, se nuk do të lejojë që kësaj force politike t'i grabitet, siç u shpreh ai, mandati i 9-të në qarkun e Fierit, përndryshe paralajmëroi zoti Rama, socialistët nuk do të njohin rezultain e zgjedhjeve. Kryetari socialist hodhi poshtë edhe deklarimet e kryetarit të Lëvizjes socialiste për Integrim Ilir Meta, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, sipas të cilave, kryetari socialist i kishte ofruar atij postin e kryeministrit në këmbim të aleancës me të.


XS
SM
MD
LG