Lidhje

Vdes në moshën 93 vjeçare Robert Maknamara


Ish sekretari amerikan i Mbrojtjes, i cili konsiderohej arkiteti i Luftës së Vietnamit, Robert Makamara, vdiq sot në Uashington në moshën 93 vjeçare. Maknamara mori postin e Sekretarit të Mbrojtjes në vitin 1961 në administatën e Presidentit Xhon Kenedi. Ai e mbajti këtë post edhe nën presidentin Lindon Bajns Xhonson.

Emri i tij është i lidhur ngushtë me përpjekjen e dështuar të Shteteve të Bashkuara për të parandaluar përhapjen e komunizmit në Vietnam, konflikt që njihet si “lufta e Maknamarës”.

Me kalimin e viteve, Maknamara u shpreh për rezervat që kishte lidhur me këtë luftë, duke thënë se nuk kishte besuar se fushata e bombardimeve amerikane në Vietnamin e Veriut do të ishte e suksesshme.

Megjithatë, Maknamara nuk e ndryshoi kursin e luftës. Maknamara mbeti më i njohur si sekretar i Mbrojtes gjatë një lufte kontradikore, por më vonë ai shërbeu edhe si president i kompanisë të makinave Ford dhe më vonë si president i Bankës Botërore. //iç//

XS
SM
MD
LG