Lidhje

Akreditohen institucionet private të arsimit të lartë në Kosovë


Qeveria e Kosovës shpalli sot rezultatet e procesit të akreditimit dhe liçencimit të institucioneve private të arsimit të lartë, duke nxitur pakënaqësinë e bartësve të këtyre institucioneve. Qeveria ngulë këmbë se me këtë proces që nuk ka akredituar asnjë Universitet privat, duke u dhënë atyre më së shumti shkallën e kolegjeve, ka vendosur rend në sistemin e arsimit. Bartësit e institucioneve private e cilësojnë ndërkaq vendimin e sotëm si goditje që rrezikon madje edhe ekzistencën e tyre.

XS
SM
MD
LG