Lidhje

Itali, Presidenti Obama,sot takim me udhëheqës afrikanë


Presidenti Barak Obama takohet sot me përfaqësues të vendeve afrikane, në ditën e fundit të takimit të nivelit të lartë në L’Akuila të Italisë.

Presidenti do të hajë mëngjes dhe do të ketë diskutime me udhëheqësit afrikanë ndërsa më pas një takim dypalësh me zyrtarët e Afrikës së Jugut para se të largohet nga L’Akuila. Pasdite, ai do të takohet me Papa Benediktin në Vatikan.

Zoti Obama tha dje se të 17 vendet e industrializuara dhe ato në zhvillim pjesmarrëse në samit bënë hapa të dukshëm në përgatitjen për një takim ndërkombëtar që do të mbahet në Kopenhagë në muajin dhjetor për çështjen e ngrohjes globale.

Megjithëse nuk u arrit konsensus për nivelet e emetimit të gazeve që shkaktojnë efektin serrë, vendet pjesmarrëse ranë dakord për objektivin që ngrohja globale të kufizohet në masën dy gradë më pak se sa nivelet paraindustriale.

Po dje në L’Akuila, Presidenti francez Nikola Sarkozi paralajmëroi Izraelin se çdo goditje që mund të ndërmerrte ndaj Iranit do të ishte një katastrofë për botën.//ii

XS
SM
MD
LG