Lidhje

Presidenti Obama niset në Itali për takimin e tetëshes


Presidenti amerikan Barak Obama niset sot nga Moska në Itali për takimin e nivelit të lartë të tetë vendeve më të industrializuara, ku kriza globale pritet të jetë çështja kryesore.

Zoti Obama dhe udhëheqësit e tjerë të tetë ekonomive më të zhvilluara takohen në qytetin L'Aquila që u godit në prill nga një tërmet i cili shkaktoi vdekjen e rreth 300 vetëve.

Diplomatët thonë se udhëheqësit e tetëshes pritet të përqendrohen tek recesioni global dhe efektet e tij tek vendet në zhvillim.

Kreu i Organizatës Botërore të Tregëtisë Paskal Lami tha dje se pjesa më e rëndë e krizës globale ekonomike përsa i takon anës sociale dhe politike nuk ka filluar ende.

Ai tha se do t'u kërkojë udhëheqësve të G8-ës që të punojnë për të hequr barrierat tregëtare që dëmtojnë ekonomitë më të vogla.

Krizat politike në Iran dhe Honduras, si edhe dhuna etnike në rajonin Xingjiang të Kinës pritet gjithashtu të jenë tema kryesore në takim.//kk//

XS
SM
MD
LG