Lidhje

Presidenti Obama në Itali për takimin e G-8ës



Presidenti amerikan Barak Obama është në Itali sot për bisedime me udhëheqësit më të fuqishëm të botës në takimin e nivelit të lartë ekonomik të Grupit të Tetëshes.

Udhëheqësit e G8ës po takohen në qytetin L’Akuila i cili u trondit në prill nga një tërmet që vrau gati 300 njerëz.

Gjendja e ekonomisë botërore pritet të jetë fokusi i një dreke pune në fillim të takimit tre ditor.

Grupi do të shqyrtojë në se është e nevojshme marrja e masave të mëtejshme për të ndrequr ekonominë dhe në çfarë pike duhet tu jepet fund shpenzimeve stimuluese.

Një këshilltar ekonomik i zotit Obama u tha gazetarëve në L’Akula sot se udhëheqësit botëror ka të ngjarë të gjejnë një balancë mes rritjes së ekonomisë dhe mbajtjes së shpenzimeve në nivele të qëndrueshme.

G8-ta pritet gjithashtu të diskutojë tregëtinë, ndryshimet klimatike, sigurinë e ushqimit dhe ndihmën për vendet në zhvillim. Çështje të tjera në rendin e ditës janë krizat politike në Iran dhe Honduras si dhe dhuna etnike në rajonin Xinjiang të Kinës.

XS
SM
MD
LG