Lidhje

Greqia njofton raste të reja të gripit H1N1


Greqia njoftoi raste të reja të personave të prekur me virusin e Gripit të Derrave që duket se janë shtuar nga fluksi i lartë i lëvizjes turistike në këtë vend. Të paktën 22 persona i janë shtuar rasteve të mëparshme dhe numri i përgjithshëm i personave të prekur ka shkuar në 187.

Sipas burimeve zyrtare greke 87 prej personave të prekur nga gripi i derrit ne kete vend tashmë janë shëruar plotësisht. Mes të prekurve, tre prej tyre janë shtetas nga Shqipëria thanë burimet zyrtare greke. Ministria greke e Shendetesise, tha se nje grua 36 vjeçare dhe një djalë 17 vjeçar nga Shqipëria rezultojnë të prekur nga virusi.

Autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë tashmë një fushatë ndërgjegjësimi në pikëkalimet kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë për të parandaluar përhapjen e virusit në Shqipëri. Disa mijëra emigrantë po kthehen në Shqipëri për të kaluar sezonin turistik duke përfituar edhe nga një vendim i autoriteteve greke që i lejon ata të lëvizin në kufi me lejeqëndrimet e vjetra. //bsa//

XS
SM
MD
LG