Lidhje

Kryqi i Kuq: Fushatë për dhurimin e gjakut në Shqipëri


Në Shqipëri, shtimi i numrit të aksidenteve dhe nevojat e fëmijëve talasemikë për gjak të sigurtë, ka shtyrë Kryqin e Kuq të ndërmarrë një fushatë të gjerë sensibilizuese për dhurimin vullnetar dhe falas të gjakut. Në Qendrën e reagimit të shpejtë, në Vau Dejës, ushtarët profesionistë, që kanë marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në Bosnje dhe Afganistan, dhuruan vullnetarisht gjak për të shpëtuar jetë njerëzish.

XS
SM
MD
LG