Lidhje

Maqedoni: Riorganizohet kabineti


Zyrtarët në Maqedoni njoftuan riorganizimin e kabinetit ku do të bëjnë pjesë 5 ministra të rinj.

Zyrtarët thanë dje se do të zëvendësohen ministrat e financës, të arsimit, të bujqësisë dhe të Integrimit Europian. Ata thanë gjithashtu se zoti Vladimir Pesevski do të marrë postin e zëvendëskryeministrit i ngarkuar me ekonominë.

Zyrtarët nuk dhanë arësye për ndryshimet por sipas medias maqedonase, ministrat e arsimit, të bujqësisë dhe të integrimit europian kanë dhënë dorëheqjen. Njoftimet thonë se Kryeministri Nikolla Gruevski kishte shkarkuar ministrin e financave.

Qeveria e koalicionit konservator të zotit Gruevski erdhi në pushtet vitin e kaluar dhe është ndeshur me probleme të vështira për shkak të krizës ekonomike globale.

Sipas zyrtarëve, Zoran Stavreski do t’i zerë vendin ministrit të financave Trajko Slaveski, i cili largohet nga posti.

Nikola Todorov do të drejtojë ministrinë e arsimit, Ljupço Dimovski atë të bujqësisë dhe Vasko Naumovski do të jetë ministri i ri i integrimit europian.

XS
SM
MD
LG