Lidhje

SHBA dhe Koreja e Jugut hetojnë rreth sulmit në internet


Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po hetojnë rreth një sulmi të gjerë dhe të koordinuar në internet që u ka shkaktuar probleme uebsajteve qeveritare në të dy vendet.

Zyrtarët amerikanë thonë se sulmi ka prekur faqet qeveritare amerikane të internetit duke përfshirë uebsajtin e Shtëpisë së Bardhë, të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, të Pentagonit, të Departamentit të Thesarit dhe të Zërit të Amerikës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ian Kelly u tha dje gazetarëve se sulmi kundër uebsajtit të Departamentit të Shtetit filloi më 5 korrik dhe ende vazhdon por me ritme shumë më të ulta. Ai tha se hetimet vazhdojnë.

Në Korenë e Jugut, sulmet në internet prekën uebsajtet e zyrës preidenciale, të partisë në fuqi, të ministrisë së mbrojtjes dhe të tjera.

Shërbimi kombëtar i zbulimit në Korenë e Jugut ka thënë, sipas njoftimeve, se dyshon që të ketë patur gisht Koreja e Veriut, dhe se një sulm i tillë i koordinuar ka mundësi të jetë vepër e një organizate të madhe ose e një shteti.

XS
SM
MD
LG