Lidhje

Një ilaç i ri premtues për pacientët me kancer


Rezultatet e një prove të pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja premtuese për pacientët që vuajnë nga disa lloje kanceri. Ilaçi i ri, quhet Olaparib dhe sipas shkencëtarëve arrin të bllokojë rritjen e qelizave kanceroze që shkaktohen nga një ndryshim i pazakontë gjenetik.

Irina Slutsky është trajtuar disa herë nga kanceri i vezoreve, pa sukses.

Por shpresa i është kthyer pas marrjes së ilaçit Olaparib.

“Më parë nuk bëjë dot asgjë për veten, mezi ngrihesha nga krevati, tani kam filluar punën normalisht dhe merrem me gjithë detyrat e tjera si nën”.

U deshën disa muaj që tumori të zvogëlohej dhe dhimbja t’i ikte.

Irina nuk është vetmja që ka shspresë.

Njerëzit që kanë ndryshimin gjenetik të njohur si BRCA, që mund të jenë 1 në 1 mijë, kanë rrezik më të madh të preken nga kanceri i gjirit, i vezoreve, pankreasit dhe prostatës.

60 burra e gra iu npënshtruan provës së parë me ilaçin e ri olaparib.

Vetëm 22 prej tyre kishin ndryshimin gjenetik BRCA.

Të gjithë pacientët morën fillimisht një dozë të vogël tyë ilaçit djhe pas tre javësh ajo u shtua në 600 miligramë.

Mjekët thonë se tumori u zvogëlua në 40 përqind të rasteve të pacientëve me genin BRCA që kishin edhe formën më agresive të kancerit të gjirit, vezoreve dhe prostatit.

Ilaçi Olaparib vepron ndryshe nga ilaçet e deritanishëm. Ndërsa qelizat rriten e shumohen,

shpesh ato dëmtohen. Një enzimë e quajtur PARP, vepron për riparimin e tyre.

Ilaçi Olaparib godet pikërisht enzimën PARP në qlizat kanceroze që shkaktohen nga geni BRCA.

Mjeku Erik Winer, i Institutit të Kancerit Dana Farber, thotë se ilaçi i ri përbën lajm të mirë veçanërisht për gratë.

“Rezultatet pozitive u panë tek gratë që kishin formpën më të rëndë të kancerit.”

Mjekët thonë se është ende tepër herët të thuhet në se Olaparibi do të jetë një ilaç magjik. Do të duhen prova rtë tjera para se të konfirmohet efektshmëria e ilaçit.

Studimi u krye nga mjekët në Britani dhe u mbështet me financime nga firma farmaceutike AstraZeneca. //rd//


XS
SM
MD
LG