Lidhje

Çfarë pritet nga debati në Senat për gjykatësen Sotomajor


Senati fillon të hënën debatin për konfirmimin e gjykatëses Sonja Sotomajor, kandidates së Presidentit Barak Obama për në Gjykatën e Lartë. Në qoftë se konfirmohet nga Senati, zonja Sotomajor do të jetë anëtarja e parë hispanike e Gjykatës së Lartë prej nëntë anëtarësh dhe e dyta grua në gjykatën e tanishme sëbashku me gjyqtaren Ruth Bejder Ginsburg.

Për përkrahësit e saj, Sonja Sotomajor mishëron ëndërrën amerikane. Ajo u ngrit me përpjekjet e saj të mëdha nga një lagje e varfër e Nju Jorkut deri sa u bë gjykatëse federale.

"Unë përpiqem të mos harroj kurrë pasojat që do të kishin tek individët, bizneset dhe qeveria vendimet e mia".

Presidenti Obama tha se përvoja e gjerë e gjykatëses Sotomajor në jurisprudencë sëbashku me pasionin e saj për ligjin e bëjnë atë një kandidate ideale për Gjykatën e Lartë.

"Dhe kur Sonja Sotomajor të ngjitë shkallët e mermerta për të zënë vendin e saj në gjykatën më të lartë të vendit, Amerikan do të ketë hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt realizimit të idealit të saj të gdhendur në hyrjen e gjykatës: Drejtësi e barabartë në bazë të ligjit".


Sotomajor është tani përballë debateve të konfirmimit në Komisionin Juridik të Senatit ku republikanët kanë thënë se do t'i bëjnë pyetje të vështira por do të jenë të drejtë me të. Debati do të jetë një provë e madhe politike për Presidentin Obama, thotë këshilltari i vjetër republikan Tom Korologos.

"Provat janë shumë të forta. Presidentët duhet të fitojnë në çështje të tilla. Në qoftë se nuk fitojnë, kjo reflekton negativisht gjatë gjithë mandatit të ryre për çështje të tjera që kanë përpara".


Në vitin 1987, mosmiratimi i emërimit të gjykatësit Robert Bork sinjalizoi një epokë të re betejash politike lidhur me emërimet në Gjykatën e Lartë. Tani aktivistët liberalë dhe konservatorë po përgatiten për të debatuar emërimin e gjykatëses Sotomajor. Doug Kendall është president i Qendrës për Përgjegjësinë Kushtetuese në Uashington.

"Ajo është një gjykatëse e mirë dhe e fortë, e cila e shikon me kujdes ligjin dhe procedurën e bazuar në ligj, dhe për mendimin tim gjykatësi duhet të jetë pikërisht kështu".

Konservatorët kanë vënë në diskutim komentet e gjykatëses Sotomajor disa vjet më parë se një grua e zgjuar latine do të merrte vendime më të mira se sa një burrë i bardhë që nuk ka jetuar se ajo. Tom Fitton është president i Mbikqyrja e Gjyqësorit.

"Ajo nuk është e përshtatshme për gjykatën. Ajo ësht tepër e politizuar dhe me e ashpër kur është fjala për racën. Ka kandidatë shumë më të mirë për atë post".

Fitton thotë se grupi i tij po përpiqet të organizojë konservatorët që Senati të votojë kundër emërimit të saj.

"Ne kemi një listë me më shumë se 25 mijë imejle dhe një listë me mbi 130 mijë adresa postare, pra kemi një megafon shumë të madh dhe i kemi udhëzuar njerëzit tanë të kontaktojnë senatorët e tyre dhe t'u shprehin pikpamjet për gjykatësen Sotomajor".

Sotomajor duhet të jetë e kujdesëshme kur t'iu përgjegjet sulmeve të republikanëve gjatë debatit, thotë Tom Korologos.

"Sipas lajmeve, gjatë punës së saj në gjykatën e apeleve ajo ka treguan temperament. Në qoftë se bën të njëjtën gjë në seancën e debateve, ajo do të ketë probleme".


Por republikanët duhet të përmbahen kur t'i bëjnë pyetje gjykatëses Sotomajor, thotë ai, duke patur parasysh zgjedhjet e ardhëshme.

"37, 38 përqind e botave do të jenë nga hispanikët. Ata janë njerëz krenarë për kontributin e kësaj kandidateje në shoqërinë e tyre. Kjo është një ngjarje e madhe për ta, prandaj nëse voton kundër saj, është e rrezikshme për karierën tënde".

Ndëra demokratët mbajnë 60 nga 100 vendet në Senat, shumica e ekspertëve besojnë se gjykatësja Sotomajor do të konfirmohet para se Gjykata e Lartë të fillojë sesionin e radhës në tetor. //iç//

XS
SM
MD
LG