Lidhje

Gana, e pushtuar nga euforia në pritje të Presidentit Obama


Euforia ishte në rritje në kryqeytetin e Ganës, Akra, teksa qytetarët përgatiten për mbërritjen e presidentit amerikan Barak Obama sot në këtë vend.

Vizita shënon udhëtimin e parë të zotit Obama në Afrikën nën Sahariane si president, dhe është një krenari e madhe për Ganën.

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Obama zgjodhi Ganën për vizitën e tij të parë në rajon, sepse ai e konsideron atë një sistem të fortë demokratik.

Shumë qytetarë të Ganës kanë dalë në rrugë për të festuar.

Atje u zhvillua një paradë me një pankartë të presidentit të parë afrikano amerikan.

Mjaft pankarta të mëdha mund të shihen kudo në qytet, që paraqesin pamjet e presidentit të Ganës Xhon Atta Mills dhe z. Obama me titull " Partneriteti për ndryshim" dhe me frazën "Akwaaba", që do të thotë "mirë se vjen në shtëpi" në gjuhën vendase.

Babai i zotit Obama ishte nga Kenia. Presidenti Mills tha se mjaft njerëz në Ganë dhe vendet fqinje të saj, duan ta shohin Presidentin Obama sepse ata e konsiderojnë atë si hero. //kk//

XS
SM
MD
LG