Lidhje

Amerikanët,pesimistë për rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike


Konsumatorët në ekonominë më të madhe të botës, atë amerikane thonë se nuk kanë besim për një mëkëmbje ekonomike dhe shifrat e reja tregojnë se kjo tendencë po ndjehet në mbarë botën.

Një anketë e re e publikuar sot arrin në përfundimin se besimi i konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara është në nivelin më të ulët që nga marsi. Anketa thotë se shumë amerikanë janë më të shqetësuar se recesioni do të jetë më i gjatë, dhe se kanë frikë se do të humbasin vendet e punës.

Një raport tjetër nga departamenti i tregëtisë tregon se këto shqetësime po bëjnë që shumë konsumatorë të mos blejnë mallra apo shërbime nga vende të tjera.

Importet amerikane ranë për të 10 muaj me rradhë në maj, në nivelin më të ulët në rreth pesë vjetë.

Kjo ulje ka dëmtuar vende si Kina që varet nga eksportet që sjell drejt Amerikës.//kk//

XS
SM
MD
LG