Lidhje

Dokumentarët ndërkombëtarë paraqiten në festivalin Silverdocs


Prodhues të filmave anembanë botës, paraqitën punimet e tyre në festivalin e filmit SILVREDOCS që u zhvillua në Washington. Organizatorët e këtij festivali të përvitshëm, thonë se ata janë dritarja e parë për paraqitjen e filmave dokumentarë ndërkombëtarë. Këtë vit 122 filma përfaqësuan 58 vende në festivalin e filmit, i cili u zhvillua në teatrin AFI në Silver Spring të Merilendit.

Filmi që hap festivalin portretizon ecurinë e 5 shokëve të shkollës nga ditët kur luanin në skuadrën e basketbollit në Ohaio.

Një prej tyre është LeBron James, tani është yll basketbolli.

Filmi dokumentar “Më shumë se thjesht një lojë”, përfshin mjaft veprim, regjizori Kristofer Belman thotë se ka më shumë në këtë histori.

“Duke e parë nga ndërthurja e gjërave, në gjyq apo jashtë gjyqit, miqësia është e vetmja gjë për mua. Çdo gjë në gjyq ishte e akullt. Por për mua, ajo çka bënë shokët e mi për mua ishte e veçantë”.

Lojtari i Shoqatës Kombëtare të Basketbollit Le Bron James, shokët e tij të skuadrës dhe realizues të filmave kaluan në tapetin e kuq në periferi të Washingtonit. Festivali, i organizuar nga Instituti amerikan i Filmit dhe Discovery Channel, është tani në vitin e 7-të.

Organizatorët thonë se ky festival paraqet jo vetëm filma amerikanë dhe europianë, por dhe mjaft dokumentarë të tjerë ndërkombëtarë. Sky Sitney është drejtori artistik i festivalit.

“Po shohim se kemi prurje të madhe filmash nga Lindja e Mesme. Kemi këtë vit dhe mjaft filma nga Koreja e Jugut dhe kjo ishte mjaft interesante. Mendoj se filmi dokumentar po kthehet në një rrëfyes të historive mbarë botërore, parë nga ky kundvështrim”.

“Supermeni i Malegonit” tregon se si është realizuar një version me buxhet të ulët i filmit ”Superman”, dhe promovon një pjesëz të kulturës lokale të një qyteti të vogël në Indinë perëndimore.

Një tjetër film është “Vajza e zonjës Goundo”, një film i cili tregon përpjekjen për të shpëtuar një vajzë dy vjeçe nga gjymtimet gjenitale, një praktikë e ushtruar tek miliona vajza në Afrikën perëndimore.

Gjithashtu, në festival, ka mjaft filma nga Amerika Latine, Evropa Perëndimore dhe Australia.

Këtë vit, SILVERDOCS ka mbledhur qindra prodhues filmash, adhurues të tyre dhe profesionistë të kësaj industrie anembanë globit.

“Siç e shihni, festivali rritet nga viti në vit. Mendoj se njerëzit janë të interesuar në mënyrën e të rrëfyerit të historive, siç ndodh në filmat dokumentarë”.

Jim Hill, ka katër vite që e ndjek festivalin.

“Ky film përqëndrohet vetëm në filmat dokumenatrë , të cilët mendoj se sjellin një nivel realiteti në këtë filma”.

Organizatorët e filmit SILVERDOCS thonë se ata kanë në plan që të zgjerojnë larminë e temave të filmave dokumentarë në të ardhmen, me zgjerimin e pjesmarrjes globale në të. //kk//

XS
SM
MD
LG